Shërbimet tona

Stafi jonë është i specializuar dhe ofron shërbimet e mëposhtme

01.

PENALE

Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale, ndalimit, arrestimit, gjatë fazës së marrjes në pyetje, njoftimit të akuzës së të pandehurit, si dhe gjatë gjykimit te çeshtjes në gjykatë deri në daljen e vendimit përfundimtar. Perfaqësim te klientëve te saj përpara organeve hetimore, perpara Prokurorisë, si dhe përpara Gjykatës, në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë, si: person nën hetim, person që i atribuohet vepra penale, si i pandehur, si i dënuar, apo si i dëmtuar nga vepra penale.

02.

CIVILE

Konsulencë juridike, hartim të kërkesë-padive, përfaqësim gjyqësor, në lidhje me fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë dhe bashkëpronësisë. Konsulencë juridike përfaqësim gjyqësor, në lidhje me formën ligjore të lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo atyre kontraktore. Konsulencë juridike për çështjet e trashëgimisë ligjore dhe testamentare, përfaqësim në gjykatë për kundërshtim të testamentit etj.

03.

FAMILJARE

Sudio ALBI ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës, përgatitjen e kontratave që rregullojnë regjimin pasuror martesor, përcaktimin e përgjegjësisë prindërore, kujdestarisë, etj. Studio jonë ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, në përpilimin e akt marrëveshjeve për zgjidhjen me mirëkuptim të martesës, apo çështje të tjera familjare që kanë të bëjnë me zgjidhje martese dhe përfaqësim përpara organeve gjyqësore. Ndarjen e pasurisë së përbashkët, pjestim pasurie.

04.

ADMINISTRATIVE

Studio ALBI ofron konsulecë ligjore dhe përfaqësim përpara të gjitha gjykatave, për çështje administrative që kanë të bëjnë me: Hartim të dokumentacionit të nevojshëm. Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore. Ankim të akteve administrative individuale. Ankimim gjyqesor i akteve administrative dhe përfaqësim gjyqësor përpara gjykatave të shkallës së parë, të Apelit, dhe të Gjykatës së Lartë.

05.

FINANCIARE

Studio ofron shërbim të kualifikuar në fushën e legjislacionit tatimor, në rrugë gjyqësore dhe administrative. Studio jonë merret me zgjidhjen e problemeve tatimore të klientëve të saj, duke ofruar konsulencë mbi sistemin tatimor dhe doganor në Republikën e Shqipërisë, duke ndërmjetësuar në zgjidhjen e konflikteve, apo duke ofruar konsulencë në përgatitjen e ankimimeve ndaj vendimeve të organeve tatimore dhe doganore.

06.

PUNËSIMI

Perfaqësimin, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin e shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë. Mosmarrëveshjeqë kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore.