CILËT JEMI NE

RRETH NESH

Studio Ligjore “ALBI” është themeluar nga Avokat Naim Hoxhallari në Prillin e vitit 1991, duke qënë një ndër të parat Studio Ligjore në Republiken e Shqipërisë që ushtron këtë aktivitet. Gjithashtu i është bashkuar në vitin 2012 edhe Avokat Albi Hoxhallari.

Free HTML5 Bootstrap Template by FREEHTML5.co

Më shumë

Studio ligjore ALBI, është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre me një shtrirje kombetare në të gjitha nivelet e gjykimit. Studio jonë, është e përbërë nga një staf i specializuar per dy avokatësh Naim dhe Albi Hoxhallari dhe me një eksperiencë të gjatë, me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë klientëve tanë. Efikasiteti dhe shpejtësia e shërbimeve që ofron Studio ligjore ALBI janë tiparet që e karakterizojnë atë.

  • Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.
  • Ne nuk japim informacione konfidenciale që kanë të bëjnë me klientët tanë,.
  • Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.
  • Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundshme në favorin apo në disfavorin e tyre.
  • Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.
  • Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.