Mirësevini

Studio Ligjore ALBI Avokat me eksperiencë mbi 25 vjeçare

CILËT JEMI NE

Studio ligjore 'ALBI' është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, duke i përfaqësuar ata në çështjet e tyre me në të gjitha nivelet e gjykimit. Studio jonë, është studio ligjore shqiptare, që vepron me vendosmëri në një mjedis ekonomiko-shoqëror gjithmonë në ndryshim duke ofruar zgjidhjet më të mira ligjore në interes të klientëve të saj.

SHERBIMET

Studio ligjore ALBI, ofron konsulencë juridike dhe përfaqësim ligjor, duke i përfaqësuar klientët e saj në çështje me juridiksion kombëtar dhe ndërkombëtar, në të gjitha shkallët e gjykimit. Përfaqësimi ligjor dhe mbrojtja gjyqësore është një nga pikat esenciale të fushës së veprimtarisë së kësaj studioje.

PENALE

Asistencë ligjore gjatë proçesit penal, duke filluar që nga momentet e para të ndjekjes penale e deri në daljen e vendimit përfundimtar. Konsulencë ligjore dhe përfaqësim në të gjitha statuset e mundshme që mund të përballen klientët tanë.

CIVILE

Konsulencë juridike në lidhje me lindjen e detyrimeve kontraktore, ndryshimin dhe shuarjen e marrëdhenieve juridike. Konsulencë dhe asistencë ligjore gjatë proçesit gjyqësor në fitimin dhe mbrojtjen e së drejtës së pronësisë.

FAMILIARE

Studio ligjore ALBI, ofron asistencë dhe konsulecë ligjore në proçedurat që duhen ndjekur për zgjidhjen e martesës.

ADMINISTRATIVE

Konsulencë në komunikimin me organet e administratës shtetërore, asistencë në hartimin e akteve dhe në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm.

TREGTARE

Konsulencë dhe asistencë juridike në themelimin e shoqërive tregtare, në formën ligjore të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, në përgatitjen e akteve të themelimit për regjistrim të shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

PUNËSIMI

Studio ligjore ofron konsulecë ligjore dhe perfaqësim përpara të gjitha gjykatave në të gjitha shkallët e gjykimit, për çështje në fushën e së drejtës së punës.

Filozofia jonë

Filozofia jonë e punës është të ofrojmë ekspertizën më të mirë ligjore në të gjitha fushat e mbuluara nga studio ALBI. Ne jemi të përkushtuar ndaj klientëve duke dhënë asistencën tonë, duke ofruar zgjidhje për problemet më të ndërlikuara, sfidat ligjore dhe çështjet e biznesit të klientëve tanë. Studio ALBI ka si qëllim të krijojë marrëdhënie afatgjata me klientët duke u ofruar atyre besueshmëri dhe profesionalizëm.

user

“Nuk ekziston mënyrë më e mirë për të ushtruar imagjinatën se studimi i ligjit. Asnjë poet nuk do të interpretojë kurrë natyrën kaq lirisht sa një avokat të vërtetën”

Avokat Jean Giraudoux